Postimet e fundit

Festat e Nëntorit

Për Festat e Nëntorit, nxënësit tanë u mblodhën në një atmosferë festive e plot krenari, duke sjellë në jetë historinë dhe vlerat kombëtare përmes këngëve,

Dita e Alfabetit

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, gjuha shqipe u kthye në qendër të festës për nxënësit tanë. Me recitime, lexime, dhe aktivitete krijuese, ata vlerësuan

Feston Kosova

Me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës,nxënësit tanë festuan së bashku me vellezërit tanë nga Kosova.

CAMBRIDGE DAY

Sot, nxënësit e shkollës tonë prezantuan arritjet e tyre në programin e Cambridge Schools.Përfaqësues nga Cambridge Schools u njohën nga afër me nxënësit dhe punimet

Media dhe të rinjtë

Në ditën ndërkombëtare të Filozofisë në shkollën tonë u mbaj nje konferencë rreth të rinjve dhe raportit të tyre me median.Të ftuarit ndanë me nxënësit

Kompania e Nxënësve Aka fiton çmimin “Sipërmarrja Sociale” në Festivalin Kombëtar të Sipërmarrjes

Një tjetër arritje krenarie për Gjimnazin TES! Kompania e nxënësve Aka është vlerësuar me çmimin “Sipërmarrja Sociale” në Festivalin Kombëtar të Sipërmarrjes, organizuar nga Junior Achievement of Albania.

Ky vlerësim erdhi si rezultat i punës së palodhur, kreativitetit dhe vizionit të ekipit Aka për të sjellë ide inovative me ndikim pozitiv në komunitet. Përmes bashkëpunimit, përkushtimit dhe frymës sipërmarrëse, nxënësit arritën të përfaqësojnë denjësisht vlerat dhe standardet e Gjimnazit TES në një nga aktivitetet më të rëndësishme të sipërmarrjes rinore në vend.

Çmimi “Sipërmarrja Sociale” është një dëshmi e aftësive të të rinjve për të krijuar iniciativa që jo vetëm zhvillojnë ide biznesi, por kontribuojnë edhe në përmirësimin e shoqërisë dhe komunitetit.

Urime ekipit Aka për këtë sukses të merituar dhe për energjinë frymëzuese që sjellin në çdo sfidë! Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi drejt arritjeve edhe më të mëdha.