Postimet e fundit

Mirëseardhje krenarie për suksesin e MeDit

Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe entuziazëm, komuniteti i shkollës mirëpriti nxënëset e kompanisë së nxënësve MeDit, fituese në Junior Achievement Marketplace 2026. Ky

Festat e Nëntorit

Për Festat e Nëntorit, nxënësit tanë u mblodhën në një atmosferë festive e plot krenari, duke sjellë në jetë historinë dhe vlerat kombëtare përmes këngëve,

Dita e Alfabetit

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, gjuha shqipe u kthye në qendër të festës për nxënësit tanë. Me recitime, lexime, dhe aktivitete krijuese, ata vlerësuan

Feston Kosova

Me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës,nxënësit tanë festuan së bashku me vellezërit tanë nga Kosova.

CAMBRIDGE DAY

Sot, nxënësit e shkollës tonë prezantuan arritjet e tyre në programin e Cambridge Schools.Përfaqësues nga Cambridge Schools u njohën nga afër me nxënësit dhe punimet

Ceremonia e Diplomimit të Gjimnazit TES – Një fund që shënon një fillim të ri

Ceremonia e diplomimit të maturantëve të Gjimnazit TES ishte një mbrëmje e mbushur me emocione, krenari dhe mirënjohje, ku u festua përfundimi i një etape të rëndësishme në jetën akademike të nxënësve tanë.

Pas viteve të mbushura me sfida, përkushtim dhe suksese, maturantët morën diplomën e tyre, duke shënuar fundin e një rrugëtimi dhe fillimin e një kapitulli të ri drejt universitetit dhe karrierës.

Gjatë ceremonisë u ndanë momente reflektimi, falënderime për mësuesit dhe familjet, si edhe kujtime nga vitet e kaluara së bashku. Atmosfera u bë edhe më e veçantë nga emocionet e nxënësve, të cilët ndanë përjetimet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.

Në TES, ne besojmë se suksesi ndërtohet mbi dijen, karakterin dhe vlerat njerëzore. Diplomimi i këtij brezi është dëshmi e përkushtimit të tyre dhe e punës së përbashkët të mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit tonë.

Urojmë çdo maturant për këtë arritje të rëndësishme dhe i inkurajojmë të ndjekin me guxim ëndrrat e tyre. E ardhmja i pret me mundësi të pafundme.