Rreth Nesh

Edukimi në TES është një ndërthurje e kurrikulave të plotësuara dhe të integruara me metodologjinë bashkëkohore dhe interaktive.Përbëhet nga një staf me një përvojë të gjatë në fushën e arsimimit. Stafi përbëhet nga mësues të specializuar dhe me eksperiencë në Gjuhë komunikim, shkencë, arte, edukim fizik

TES, synon që të reflektojë në të gjithë komponentët e saj parimet dhe vlerat më të mira që udhëheqin shoqërinë, si dhe të shfrytëzojë eksperiencën në edukim për të ndërtuar themele të forta për edukimin e ardhshëm të fëmijëve.

Kurrikula siguron kushtet e nevojshme që nxënësit të ndërtojnë njohuri të reja dhe kompetenca, qëndrime dhe vlera, të zbatueshme në situata dhe kontekste të ndryshme, arsimore ose jetësore.

Në AMU,

Qëllimi është ofrimi i edukimit të plotë dhe të integruar, duke i dhënë edukimit kuptimin e tij të vërtetë, jo thjesht shkollimi. Edukimi në TES do jetë një proces i ekuilibruar në të gjitha dimensionet, duke kombinuar edukimin intelektual, fizik, qytetar dhe emocional. Nxënësit që synojmë të edukojmë janë ata që do të kenë aftësinë të përballojnë kërkesat në punë, lodhjen fizike, trysninë e mjedisit dhe emocionet në të njëjtën kohë.

PLANI    MËSIMOR    KLASA        1 – 9  
KURRIKULA BËRTHAMË KL 1 KL 2 KL 3 KL 4 KL 5 KL 6 KL 7 KL 8 KL 9
GJUHËT DHE KOMUNIKIMI GJUHË SHQIPE 8 8 6 5 5 5 5 5 5
GJUHË E HUAJ E PARË      ( Anglisht ) 3 3 3 3 3 3 3 3 3
GJUHË E HUAJ E DYTË        ( Gjermanisht ) 2 2 2 2
MATEMATIKË 4 4 4 4 4 4 4 4 4
SHKENCAT  ENATYRËS DITURI NATYRE 1 1 1 2 2
FIZIKË 1 2 2 2
KIMI 2 2
BIOLOGJI 1 2 2 2
SHOQËRIA DHE MJEDISI EDUKIM PËR SHOQËRINË 1 1
QYTETARI 1 1 1 1 1 1 1
HISTORI 1 1 1 2 2 2
GJEOGRAFI 1 2 2 2
ARTE MUZIKË 1 1 1 1 1 1 1 1 1
ART PAMOR 1 1 1 1 1 1 1 1 1
KËRCIM 0.5 1
TEATËR 0.5 1
EDUKIMI FIZIK, SPORTE DHE SHËNDETI 3 3 3 3 3 3 3 3 3
TEKNOLOGJI DHE TIK TIK 1 1 1 1 1 1
AFTËSIM TEKNOLOGJIK 1 1 1
KURRIKULA ME BAZË  SHKOLLE/ ZGJEDHJE
KURRIKUL ME  BAZË SHKOLLE/ZGJEDHJE GJUHË E HUAJ   GJERMANE 2
TIK 1 1 1
MATH ( Cambridge ) 1 1 1 1 1 1 1 1 1
SCIENCE ( Cambridge ) 1 1 1 1 1 1 1 1 1

Historiku

Data 17 shtator 2018 është dita që shënon fillimin e rrugëtimit të shkollës Tomorrow’s Education System (TES), me qëllim kontributin për një të ardhme më të mirë.

TES është pjesë e kompanisë Green Education Albania (GEA), e specializuar në veprimtarinë e saj në fushën e edukimit. Shkolla TES ofron shërbim arsimor nga parashkollori deri në klasën e 12-të, me një kapacitet prej 1100 nxënësish. Ajo ka një godinë me arkitekturë moderne dhe ambiente komode, e cila siguron që nxënësit të zhvillojnë një jetë shkollore në shërbim të interesave të tyre.

TES realizon veprimtarinë e saj në një sipërfaqe prej 9000 m², që përfshin klasat mësimore, ambientet ndihmëse si laboratorë, palestra, sallë aerobie, bibliotekë etj., si dhe ambiente të jashtme relaksi. Kjo infrastrukturë ndihmon nxënësit në përvetësimin e dijeve dhe në nxitjen e prirjeve të tyre të veçanta.

Mjediset karakterizohen nga standarde të larta, cilësi dhe siguri maksimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ. Ambientet mësimore janë komode dhe të pajisura me mjete didaktike të plota. Sallat sportive, të argëtimit dhe të shërbimeve janë funksionale dhe të pajisura me të gjithë aksesorët e nevojshëm.

Ideimi dhe realizimi i projektit për ngritjen e kësaj shkolle kanë kaluar nëpërmjet një diskutimi dhe angazhimi mes profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe anëtarëve të komunitetit që ishin në kërkim të një projekti të ri. Interesi i prindërve për të edukuar fëmijët në TES ka ardhur duke u rritur.

Veprimtaria e saj filloi në vitin shkollor 2018–2019 me 50 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2022–2023 mësimet i ndjekin 470 nxënës.

Vizioni

Vizioni që shohim është gjenerata e ardhshme e individëve “të plotësuar në të gjitha dimensionet”, që besojnë dhe përpiqen të përmbushin misionin e tyre si qytetarë aktivë, zhvillues dhe përmirësues përmes punës.

Shohim profesionistë që zotërojnë aftësitë më të mira në fushën e tyre dhe që janë në gjendje të aplikojnë dijen e përvetësuar. Shohim sipërmarrës me vetëbesimin për të marrë përsipër përgjegjësitë, me durimin për të përballuar sfidat dhe me maturinë për të mbajtur peshën e vendimmarrjes.

Shohim drejtues që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore, formësojnë familje e komunitete dhe janë të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në shoqëri. Shohim gjithashtu sipërmarrës të orientuar drejt qëllimit, sfidues të realiteteve dhe kreativë për të projektuar të ardhmen, të mbështetur në parime të forta dhe mbartës të vlerave të larta.

Organigrama

ORGANIZMAT E SHKOLLËS

TES - Tomorrow’s Education System

DREJTORIA
SHËRBIMET MBËSHTETËSE
SEKRETARIA
PSIKOLOGU
MJEKU
OFICERI I SIGURISË
STAFI I KUZHINËS
HIGJIENA
KËSHILLI I MËSUESVE
KOMISIONET SHKOLLORE
KOMISIONI I DISIPLINËS
KOMISIONET LËNDORE
KOMISIONI I ETIKË-SJELLJES
KOMISIONI ANTI-BULLIZËM
KOMISIONI PSIKO-SOCIAL
KOMISIONI I SHËNDETIT DHE SIGURISË
KOMISIONI I KËSHILLIMIT TË KARRIERËS
KOMISIONI I NXËNËSVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR
PRINDI / NXËNËSI
KËSHILLI I PRINDËRVE
BORDI I PRINDËRVE
QEVERIA E NXËNËSVE

Informacion për prindërit

Politikat e Privatësisë

Shkolla jo publike “Tomorrow`s Education System” ka faqen e saj zyrtare www. tes.al. Me anë të faqes zyrtare, transmeton dhe mbledh informacione.

Nëpërmjet faqes zyrtare, Shkolla jopublike “Tomorrow`s Education System” publikon dhe mbledh informacione. Prezanton institucionin, shërbimet që ofron, ofertat, promocionet të ndryshme, njoftime, novacione etj. Ne jemi të angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim në mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale . Ne mbledhim informacione të cilat kanë të bëjnë me klikimet e rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi pa bërë identifikimin e të dhënave personale të vizitorëve. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. Shkolla “Tomorrow`s Education System” nuk përdorë, lejon ndonjë palë të tretë për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë. Në rastet kur duam të mbledhim informacione të identifikueshme, ne ju informojmë për arsyen e mbledhjes së informacionit dhe vendin e përdorimit.

Njihuni me ekipin tonë

Flamur Gjymishka

Administrator GEA

Suada
Aga

Departamenti i Edukimit

Dashurie Resnja

Departamenti i Financës

Arjola
Hoxha

Departamenti Operacional

Edona
Hoxha

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Shkolla 9-vjeçare TES

Najada Hoxha

Drejtore Shkolla 9-vjeçare

Delina Saliu

Nëndrejtor Arsimi Fillor

Anila Barkiçi

Nëndrejtor Arsimi i Mesëm i Ulët

Donika Kërçishta

Sekretare 

Sofjona Lakuriqi

Psikologe

Katerina Myftaraj

Mësuese Arsimi Fillor

Nevila Fero

Mësuese Arsimi Fillor

Natasha Shkëmbi

Mësuese Arsimi Fillor

Lidia Reçi

Mësuese Arsimi Fillor

Adela Bonjaku

Mësuese Arsimi Fillor

Doriana Aliaj

Mësuese Arsimi Fillor

Egesa Duka

Mësuese Arsimi Fillor

Entela Hidaj

Mësuese Arsimi Fillor

Flora Osmanaj

Mësuese Arsimi Fillor

Irsida Seitaj

Mësuese Arsimi Fillor

Dorina Haxhiu

Mësuese Arsimi Fillor

Anxhela Bushaj

Mësuese Arsimi Fillor

Klodjana Hoxha

Mësuese Arsimi Fillor

Lindita Mitrovica

Mësuese Arsimi Fillor

Sidiola Laze

Mësuese Arsimi Fillor

Eva Raka

Mësuese Arsimi Fillor

Etleva Merko

Mësuese Arsimi Fillor

Dëshira Lashi

Mësuese Arsimi Fillor

Ermira Cenaj

Mësuese Arsimi Fillor

Drita Musabelliu

Mësuese e Gjuhës Angleze

Lebiana Agaj

Mësuese e Gjuhës Angleze

Bajame Kamberi

Mësuese e Gjuhës Angleze

Eriola Rabdishti

Mësuese e Gjuhës Angleze

Marinela Marku

Mësuese e Gjuhës Angleze

Solingena Selimi

Mësuese e Gjuhës Angleze

Orjola Haskaj

Mësuese e Gjuhës Gjermane

Eranda Marra

Mësuese e Gjuhës Shqipe – Letërsi

Blerta Laçi

Mësuese e Gjuhës Shqipe – Letërsi

Jonida Gjana

Mësuese TIK

Detjona Çekrezi

Mësuese Matematike

Amarda Xhekollari

Mësuese Matematike

Suela Dema

Mësuese Fizike

Klesja Mukaj

Mësuese Bilogjie

Armela Brahimi

Mësuese Kimie

Jeta Melengu

Mësuese Histori – Gjeografi

Yllka Muka

Mësuese Historie

Sonila Mehmeti

Mësuese Art Pamor

Aurela Prifti

Mësuese Art Pamor

Klaudia Hazizaj

Mësuese Muzike

Endri Llaha

Mësues Muzike

Jeton Huqi

Mësuese të Edukimit Fizik

Xhesila Metalla

Mësuese të Edukimit Fizik