Shkolla ofron këshillim të specializuar dhe individualizuar për nxënësit me qëllim orientimin e tyre për karrierën.Orientimi për karrierën ka si qëllim mbështetjen e nxënësve për të kuptuar veten dhe mjedisin në të cilin jetojnë, në mënyrë që ata të pajisen me aftësi për të vendosur për rrugët e arsimimit të tyre të mëtejshëm dhe përgatitjen për botën e punës. Vëmendje të veçantë në këtë proces marrin nxënësit e klasës së 9-të, të cilët janë para një vendimi të rëndësishëm të përzgjedhjes së  karrierës. Në shumë raste ekziston pavendosmëri e nxënësve rreth profesionit dhe drejtimit/shkollës që duhet zgjedhur; në disa raste informimi i pamjaftueshëm për profilet e shkollave profesionale bën që nxënësit të mos i zgjedhin.

Mbështetja për nxënësit e klasës së 9-të synon ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të orientimit për karrierë, duke vendosur nxënësit në qendër për t’i mbështetur ata në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Nxënësit e klasës së 9-të mbështeten të zhvillojnë aftësi për të përputhur shprehitë, cilësitë, dëshirat, mundësitë personale me prirjet e zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës, si dhe me mundësitë për arsimim, me qëllim planifikimin dhe vendimmarrjen për shkollimin/trajnimin e mëtejshëm.

Veprimtaritë për orientimin për karrierën në shkolla synojnë që nxënësit e klasës së 9-të të jenë të mirinformuar, të ndjehen të mbështetur për ta bërë sa më efektiv kalimin në arsimin e mesëm të lartë, si dhe të ndjekin në mënyrë të suksesshme rrugët e tyre të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Plani vjetor i veprimtarive për orientimin për karrierën për klasën e IX

NR. VEPRIMTARIA QËLLIMI / REZULTATET PËRGJEGJËS I VEPRIMTARISË AFATI MJEDISI KU ZHVILLOHET
1 Prezantimi i udhëzuesit të orientimit të karrierës Informim i mësuesve, punonjësve psiko-socialë me udhëzuesin, si edhe këshillim që të zhvillojnë elemente të edukimit për karrierën përmes lëndëve. Drejtori, Psikologia Shkurt Biblioteka e shkollës
2 Ngritja e komisionit të këshillimit të karrierës Orientimi i nxënësve drejt prirjeve dhe aftësive të tyre. Drejtoria, Stafi i mësuesve Janar Në shkollë
3 Këshillimi psikologjik i vazhdueshëm Të monitorohet ecuria psikologjike e nxënësve, duke parandaluar çdo lloj shqetësimi të mundshëm. Psikologia e shkollës, Drejtoria, Prindërit Shkurt – Maj Në shkollë
4 Takime me nxënësit për prezantimin e shkollës së mesme Njohja e nxënësve me programet shkollore që ofrohen në gjimnaz, si edhe me aktivitetet kryesore që zhvillohen aty. Koordinatorja e Këshillimit të Karrierës, Prindërit Prill Në shkollë
5 Takime të posaçme me prindër për orientimin e karrierës Diskutimi rreth planeve të së ardhmes dhe hapave që fëmija duhet të ndërmarrë më tej. Mësuesit kujdestarë, Drejtoria Prill Në shkollë
6 Prezantimi nga nxënësit i prirjeve dhe aftësive personale në një format të caktuar (në trajtën e një eseje) Qartësimi për nxënësit dhe prindërit i interesave dhe i dëshirave personale. Koordinatorja e Këshillimit të Karrierës, Mësuesit e Gjuhës Maj Në shkollë