Edukimi në TES

Mësimdhënia në TES bazohet në kurrikulën e sistemit arsimor shqiptar sipas udhëzimeve të MAS-it, e kombinuar me përmirësime bashkëkohore, programin Cambridge në Matematikë dhe Shkencë në gjuhën angleze, si edhe përdorimin e metodave moderne me në qendër nxënësin.

Edukimi

Nëpërmjet stafit pedagogjik të përzgjedhur, metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe një qasjeje që vlerëson individualitetin e çdo fëmije, shkolla synon të ofrojë formim intelektual, zhvillim edukativ dhe social cilësor.

TES inkurajon rritjen akademike, personale dhe sociale të nxënësve, duke vënë në dispozicion laboratorë të kimisë, biologjisë, fizikës, gjuhëve të huaja, TIK-ut, pikturës, palestrës dhe bibliotekës me literaturë të pasur në gjuhën shqipe dhe të huaj.

Mësimi zhvillohet me smartboard dhe me përdorimin e programit IXL në lëndët shkencore dhe në anglisht, për të diagnostikuar dhe ndjekur vazhdimisht arritjet e nxënësve.

Pikat kryesore

  • Kurrikula sipas udhëzimeve të MAS-it
  • Programi Cambridge në Matematikë dhe Shkencë
  • Mësimdhënie me smartboard
  • Përdorimi i platformës IXL
  • Laboratorë dhe bibliotekë të specializuar
  • Qasje individuale ndaj çdo nxënësi

Kurrikula

Dimensioni Intelektual / Dije
Dimensioni Fizik / Shëndet
Dimensioni Qytetar / Moral
Dimensioni Shpirtëror / Emocional

Edukimi në TES është një ndërthurje e kurrikulave të plotësuara dhe të integruara me metodologjinë bashkëkohore dhe interaktive. Gjimnazi zbaton programet e miratuara nga MAS dhe ofron programe të avancuara që i përshtaten kërkesave të edukimit të kohës.

Në lëndët shkencore zhvillohen orë shtesë për nxënësit e talentuar, të cilat ndihmojnë në përgatitjen e tyre për olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

Arsimi i mesëm i lartë

Arsimi i mesëm i lartë bazohet në përvetësimin e dijeve, zhvillimin e njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave, duke i përgatitur të rinjtë për jetë aktive qytetare, për tregun e punës dhe për vazhdimin e studimeve të larta.

  • Zhvillimin e vetëbesimit
  • Përgatitje për marrjen e përgjegjësive personale dhe shoqërore
  • Zhvillim si individë dhe si anëtarë të shoqërisë
  • Përgatitje për të përballuar sfidat dhe mundësitë e jetës
  • Aftësi për identifikimin e burimeve dhe qasje kritike ndaj të dhënave
  • Vendimmarrje e pavarur dhe përgjegjësi për zgjedhjet personale
  • Zhvillim i strategjive për planifikimin e karrierës

Fushat e të nxënit

Gjuhët dhe komunikimi
Matematikë
Shkencat e natyrës
Shoqëria dhe mjedisi
Arte
Edukim fizik, sporte dhe shëndet
Teknologji dhe TIK
Edukimi pas shkolle

TES zbaton programet e miratuara nga MAS dhe është e licensuar si shkollë ndërkombëtare e Cambridge-it, duke ofruar dy orë në javë lëndën Mathematics dhe Science në gjuhën angleze.

Edukimi pas shkolle në TES

Edukimi pas shkolle në TES është një shërbim i diferencuar që plotëson procesin e edukimit përmes një programi që zhvillon aftësitë sociale, nxit kreativitetin, zbulon talentin dhe edukon vlera.

Ky program ndërthur studimin e mbikëqyrur nga mësuesit kujdestarë, konsultimet me mësues të lëndëve dhe pjesëmarrjen në klube të organizuara sipas fushave, të realizuara nga specialistë.

Klubi i Programimit Klubi i Gjuhëve të Huaja Klubi i Pikturës Klubi i Basketbollit Klubi i Volejbollit Klubi i Taekwondo Klubi i Pianos Klubi i Kitarës Klubi i Debatit & Public Speaking Klubi i Teatrit

Regjistrimi në klube nuk është i detyruar dhe bëhet nga vetë nxënësit sipas dëshirës së tyre. Këto klube zhvillohen pas orarit të mësimit dhe janë me pagesë.

TES – PLANI MËSIMOR 10–12 | VITI 2024–2025
Kategoria Lënda Kl 10 Kl 11 Kl 12
Gjuhët dhe komunikimi Gjuhë shqipe 222
Letërsi 222
Anglisht 333
Matematikë 444+2
Shkencat e natyrës Fizikë 22
Kimi 22
Biologji 22
Shoqëria dhe mjedisi Histori 22
Gjeografi 22
Edukim fizik 333
TIK 21
Kurrikula me zgjedhje
Gjermanisht 222
Kurrikula me bazë shkolle
Shërbimi komunitar 0.5